Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulmet ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.
Avionë luftarakë izraelitë thuhet se kanë goditur objektivat e grupeve palestineze në rajonet jugore dhe veriore të Gazës dhe se në Rripin e Gazës janë regjistruar shpërthime.
Sipas lajmit të gazetës "Yediot Ahronot" të cilin e bazon mbi burimet e sigurisë izraelite, thuhet se kundërpërgjigjja ndaj raketave të hedhura nga Rripi i Gazës si reagim për vdekjen e palestinezit Khader Adnan, i cili ndërroi jetë pas një greve 87-ditore që vazhdoi kundër praktikës së "paraburgimit administrativ" do të jetë "i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës, edhe pse mbart kuptimin për t'u përballur me Hamasin".
Në lajm pretendohet se qeveria e Kajros ka kërkuar nga Izraeli armëpushim dhe dorëzimin e trupit të palestinezit Khader Adnan, por që Tel Avivi e ka refuzuar këtë.
Ushtria izraelite njoftoi se nga Rripi i Gazës janë lëshuar mbi 30 raketa dhe predha mortajash, ndërsa një prej 4 raketave të fundit të lëshuara në orët e mbrëmjes u shkatërrua nga sistemi "Kubeja e Hekurt" dhe se tri raketat e tjera kanë rënë në tokë të hapur.
Çfarë ndodhi?
Nga Rripi i Gazës nën bllokadë u lëshuan raketa në drejtim të Izraelit pasi i burgosuri palestinez Khader Adnan ndërroi jetë në burgun izraelit në ditën e 87 të grevës së urisë.
Si pasojë e rënies së raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të zonave të banuara, thuhet se janë plagosur 5 persona dhe se 3 prej tyre ishin punëtorë kinezë.