Izraeli godet hotelin ku strehohen gazetarët në Bejrut, tre të vrarë / Photo: AA

Avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror të premten herët në një hotel në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut, ku strehoheshin gazetarë, duke vrarë tre prej tyre, raportuan mediat shtetërore.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha se avionët luftarakë shënjestruan një hotel në qytetin Hasbaya ku po qëndronin gazetarët.

Raportet fillestare i identifikuan tre gazetarët si kameramani i televizionit Al-Manar Wissam Qassem, kameramani i Al-Mayadeen TV Ghassan Najjar dhe tekniku i Al-Mayadeen, Mohammad Reda. U plagosën edhe disa gazetarë dhe fotografë të kanaleve të tjera.

Izraeli ka ndërmarrë një fushatë të madhe ajrore në Liban që nga muaji i kaluar kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut në një përshkallëzim nga lufta ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe grupit libanez që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Izraeli e zgjeroi konfliktin këtë vit duke nisur një inkursion në Libanin jugor më 1 tetor.


AA