Izraeli ka arrestuar 36 gazetarë palestinezë në Gaza që 7 nga tetori

Izraeli ka arrestuar 36 gazetarë palestinezë në Gaza që 7 nga tetori

Të paktën 172 gazetarë janë arrestuar që kur Izraeli filloi me sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Izraeli ka arrestuar 36 gazetarë palestinezë në Gaza që 7 nga tetori        / Foto: AA

Izraeli ka arrestuar 36 gazetarë palestinezë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, thanë autoritetet lokale të enjten.

“Ne dokumentuam arrestimin e 36 gazetarëve nga Izraeli gjatë luftës së tij gjenocidale në Gaza”, tha për Anadolu Ismail Thawabteh, i cili drejton Zyrën e Mediave të Qeverisë në Gaza.

Ai konfirmoi se vetëm katër gazetarë janë liruar, ndërsa 32 janë ende në paraburgim.

Sipas Thawabteh, të paktën 172 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Ushtria izraelite ka sulmuar dhe arrestuar sistematikisht gazetarët palestinezë në Rripin e Gazës gjatë bastisjeve të saj në enklavë, pavarësisht paralajmërimeve nga grupet e mediave ndërkombëtare.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 40.800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe rreth 94.300 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesë të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, si dhe pjesa më e madhe e rajonit është në gërmadha.

Izraeli po përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Rripin e Gazës përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

TRT Balkan / agjencitë