Franca do t'i shkurtojë fondet shtetërore për shkollat ​​e mesme myslimane.        Foto: AA

Franca duke filluar nga shtatori i këtij viti do t’i japë fund financimit shtetëror për një shkollë të mesme që frekuentohet kryesisht nga nxënës myslimanë. Fabienne Buccio, prefekt i rajonit Auvergne Rhone Alpes, njoftoi përfundimin e tri marrëveshjeve midis shtetit dhe grupit shkollor Al-Kindi në Decines-Charpieu, një komunë në rajonin e Lionit në Francën juglindore.

Autoritetet franceze thanë se marrëveshjet u ndërprenë me arsyetimin se Al-Kindi dyshohet se ka shkelur vlerat administrative, pedagogjike dhe “republikane”.

Grupi shkollor Al-Kindi, i cili përfshin shkollat fillore dhe të mesme, u shërben rreth 620 nxënësve.

Ky veprim ka ngritur shqetësime për ndikimin e tij të mundshëm në komunitet.

TRT Balkan / agjencitë