Autoritetet izraelite kanë konfiskuar 6,4 hektarë tokë palestineze në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor për të ndërtuar një vendbanim të ri hebre, thanë dje autoritetet palestineze.
Komuna e Hebronit tha se Izraeli nxori një dekret ushtarak duke konfiskuar 64 duna tokë në zonën al-Bweire të Hebronit verior për ndërtimin e një vendbanimi vetëm për hebrenjtë.
Ky hap është "një prelud për zhvendosjen e 8.000 banorëve nga zona dhe konfiskimin e afërsisht 800 duna (80 hektarë)", shtohet në deklaratë.
Autoritetet izraelite nuk i kanë komentuar këto pretendime.
Vlerësimet tregojnë se rreth 700.000 kolonë hebrenj jetojnë në afërsisht 300 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe në Kuds.
Të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, të cilat kanë vrarë më shumë se 33.800 palestinezë që nga 7 tetori 2023.
Të paktën 468 palestinezë janë vrarë që atëherë nga izraelitët në Bregun Perëndimor.