Izraeli sulmoi të enjten një raport të grupit të të drejtave të njeriut Amnesty International që akuzonte Tel Avivin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha herët të enjten se ka gjetur "baza të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Izraeli ka kryer dhe po vazhdon të kryejë gjenocid kundër palestinezëve në Gaza".
“Izraeli ka lëshuar ferrin dhe shkatërrimin mbi palestinezët në Gaza paturpësisht, vazhdimisht dhe pa u ndëshkuar totalisht”, tha grupi i të drejtave.
Ministria e Jashtme izraelite e quajti raportin e Amnesty-së "të mjeruesh;m dhe fanatik" dhe "tërësisht të rremë dhe të bazuar në gënjeshtra".
Ministria pretendoi se ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit në Gaza, ku rreth 44,600 janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, ishte në "vetëmbrojtje dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar".