Tre palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të martën, tha Ministria e Shëndetësisë dhe dëshmitarët.
Dëshmitarët thanë se një dron izraelit goditi një makinë në qytetin Muthalath al-Shuhada, në jug të Jeninit në veri të Bregut Perëndimor.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se dy persona u vranë në sulm.
Një tjetër palestinez u vra në një sulm ushtarak izraelit në qytetin Tammoun po ashtu në veri të Bregut Perëndimor.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se ekipet e saj mjekësore transferuan një palestinez të vdekur nga qyteti në një spital.
Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se një forcë izraelite bastisi qytetin dhe rrethoi një shtëpi, duke shkaktuar përleshje me palestinezët.
Ushtria izraelite gjuajti granata me pushkë antitank drejt shtëpisë ku u vra palestinezi, shtuan dëshmitarët.
Ushtria izraelite bastisi gjithashtu zona të tjera në Bregun Perëndimor verior, duke përfshirë kampin e refugjatëve Far'a në qytetin Tubas, qytetin Qalqilya dhe qytetin Qabatiya.
Në kampin e refugjatëve Far'a, ushtria izraelite u shoqërua me buldozerë të cilët nisën të shkatërronin objektet e infrastrukturës në kamp.
Në mënyrë të ngjashme, ushtria izraelite bastisi qytetin Qabatiya dhe shkatërroi rrugët dhe infrastrukturën mes përleshjeve me palestinezët.