Izraeli kryen sulme ajrore ndaj qyteteve Latakia dhe Tartus në Siri /              Foto: AA

Izraeli kreu sulme ajrore ndaj shumë pikave ushtarake në qytetet Latakia dhe Tartus të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga Observatori për avionët, avionët ushtarakë izraelitë shënjestruan me sulme ajrore shumë pika ushtarake në qytetet Latakia dhe Tartus në perëndim të Sirisë.

Sulmet janë kryer në garnizonet dhe depot e municioneve, regjimentin e 32-të të mbrojtjes ajrore, shtabin ushtarak 107 dhe fshatrat Khraysun, Harab, Miserhin dhe Ballutiyye në Latakia dhe Tartus.

Në sulmin e kryer ndaj fshatit Khraysun që ndodhet në Tartus pati shpërthime të fuqishme.

Pas rënies së regjimit Baath, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri me qëllimin për të eliminuar mundësitë ushtarake.

AA