Izraeli kryen sulme të reja në Rafah / Photo: AA

Izraeli kreu sulme të reja në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar një sulm vdekjeprurës që shkaktoi protesta globale.

Gazetarët e AFP-së në Rafah raportuan sulme të reja të mërkurën herët, disa orë pasi dëshmitarët dhe një burim palestinez i sigurisë thanë se tanket izraelite kishin depërtuar në zemër të qytetit.

"Njerëzit janë aktualisht brenda shtëpive të tyre sepse kushdo që lëviz është qëlluar nga dronët izraelitë”, tha banori Abdel Khatib.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka paralajmëruar Izraelin kundër nisjes së një ofensive të madhe ushtarake në Rafah, por administrata e tij këmbënguli se Izraeli nuk i kishte kaluar ende vijat e kuqe.

"Ne nuk i kemi parë ata të përplasen në Rafah", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby.


TRT Balkan / agjencitë