Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa, pesë javë rresht. / Foto: AA

Autoritetet izraelite vazhdojnë të vendosin kufizime të rrepta ndaj palestinezëve, duke i ndaluar ata të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar (Jerusalemin) gjatë lutjeve të së premtes për javën e pestë me radhë.

Një përfaqësues i Departamentit të Vakëfit të Al-Quds tha për AA se vetëm 4.000 palestinezë, shumica e të cilëve të moshuar, kishin shkuar në Xhaminë Al-Aksa për faljen e xhumasë.

Zyrtari, i cili nuk donte të përmendej emri, shtoi se xhamia dukej se ishte bosh për shkak të kontrollit të rreptë izraelit të rrugëve.

Që herët në mëngjes, forcat izraelite janë vendosur në gjithë Kudsin Lindor të pushtuar, veçanërisht në qytetin e vjetër dhe në hyrjet që çojnë në xhami.

Qindra palestinezë u detyruan të falin namazin e xhumasë në rrugët pranë Qytetit të Vjetër pasi atyre iu ndalua hyrja në Xhaminë Al-Aksa.

Pala izraelite nuk komentoi arsyet e kufizimit të hyrjes së muslimanëve në xhaminë Al-Aksa për falje.

TRT Balkan / agjencitë