Ministri izraelit i Energjisë Israel Katz tha se ka udhëzuar autoritetet të ndërpresin furnizimin me ujë në Rripin e Gazës. "Të gjitha tubacionet e furnizimit me ujë nga Izraeli në Rripin e Gazës janë shkëputur", citoi televizioni izraelit "Channel 12" të ketë thënë Katz.
Ai deklaroi se furnizimet me energji elektrike dhe karburant janë ndërprerë për Gazën dy ditë më parë.
Masa e fundit vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, vendosi të hënën të zbatojë rrethim "të plotë" në Gaza, duke njoftuar ndërprerje të plotë të energjisë elektrike, ushqimit, ujit dhe karburantit për Rripin e Gazës.
Që nga e shtuna, kur nisi konflikti i fundit midis Hamasit dhe forcave izraelite, Izraeli ka mbyllur të gjitha vendkalimet me Rripin e Gazës në të dyja drejtimet.