Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se vendi i tij “refuzon plotësisht” thirrjen e OKB-së për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Komentet e tij erdhën menjëherë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që kërkonte një "armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm" në Gaza.
"Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim", shkroi Cohen në X.
“Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe DEASH-in”, shtoi ai.
Rezoluta, e cila u prezantua nga afro 50 vende, duke përfshirë Türkiyen, Palestinën, Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u miratua me një votim 120-14, ndërsa 45 vende abstenuan.
Miratuar në takimin e 10-të të Sesionit Special të Emergjencës mbi situatën në Territorin e Pushtuar Palestinez, projekt-rezoluta shpreh "shqetësim të madh" për "përshkallëzimin e fundit të dhunës" që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Rezoluta e miratuar në takimin e 10-të të Sesionit Special Emergjent mbi situatën në Territorin e Pushtuar Palestinez shpreh "shqetësim të madh" për "përshkallëzimin e fundit të dhunës" që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Rezoluta dënon "të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha aktet e terrorit dhe sulmet pa dallim, si dhe të gjitha aktet e provokimit, nxitjes dhe shkatërrimit".
Rezoluta gjithashtu kërkoi që "të gjitha palët të përmbushin menjëherë dhe plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar".
Rezoluta theksoi rëndësinë e "parandalimit të destabilizimit të mëtejshëm dhe përshkallëzimit të dhunës në rajon".
Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin "Tufani i Aksasë", një sulm i befasishëm i shumanshëm që përfshinte lëshime raketash dhe depërtime në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.
Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.
Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm në Rripin e Gazës.
Mbi 8.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë mbi 7.300 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.