Izraeli pretendon se pushtimi i zonës tampon me Sirinë është "i përkohshëm".       Foto: AA

Izraeli pretendon se pushtimi i zonës tampon me Sirinë është "i përkohshëm".

Një deklaratë me shkrim është bërë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me pushtimin e zonës tampon.

Në deklaratë pretendohet se rënia e regjimit Baath në Siri "krijoi boshllëk në kufirin dhe zonën tampon me Izraelin" dhe argumentoi se "Izraeli nuk do të lejojë një sulm si 7 tetori" nga Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Më tej, pretendohet se pushtimi i zonës tampon dhe pikave strategjike pranë kufirit nga Izraeli është "i përkohshëm derisa të krijohet një forcë që i përmbahet Marrëveshjes së vitit 1974".

Sulmet e Izraelit dhe pushtimi i Sirisë

Pas përleshjeve që u intensifikuan në Siri më 27 nëntor dhe njëkohësisht me rënien e regjimit 61-vjeçar Baath më 8 dhjetor, u shtuan sulmet e ushtrisë izraelite në Siri.

Ushtria izraelite, e cila filloi ta shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe objektet e lëna nga ushtria e regjimit, zgjeroi pushtimin e saj në Lartësitë e Golanit, që është territor sirian.

Ushtria izraelite, e cila hyri në zonën tampon rreth Lartësive të Golanit, e çoi pushtimin më tej dhe u afrua 25 kilometra afër kryeqytetit Damask.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë siriane të Golanit që nga viti 1967. Kufijtë e zonës tampon dhe zonës së demilitarizuar u përcaktuan me Marrëveshjen e Tërheqjes së Forcave të nënshkruar midis Izraelit dhe Sirisë në vitin 1974.

TRT Balkan / agjencitë