Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, hodhi poshtë kërkesën e homologut të tij norvegjez Espen Barth Eide për të vizituar Izraelin, në shenjë proteste kundër njohjes së shtetit të Palestinës nga Norvegjia.
Katz hodhi poshtë kërkesën e kryediplomatit norvegjez për të vizituar Izraelin lidhur me "njohjen e Oslos të një shteti palestinez, refuzimin për të njohur Hamasin si një organizatë terroriste dhe mbështetjen për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Hagë", njoftoi "The Times of Israel".
Sipas raportimit, ministri norvegjez Eide iu afrua Katz-it gjatë samitit të NATO-s të javës së kaluar të mbajtur në Uashington, duke thënë: "Ne kemi shumë për të diskutuar".
Sipas faqes izraelite, ministri i Jashtëm norvegjez nuk mund të vizitojë as Autoritetin Palestinez pa miratimin e Izraelit.
Norvegjia, së bashku me Irlandën dhe Spanjën, e njohën zyrtarisht Palestinën si shtet më 28 maj.
"Për më shumë se 30 vjet, Norvegjia ka qenë një nga avokatët më të fortë për një shtet palestinez", tha ministri i Jashtëm Espen Eide.