Ushtria izraelite ka sekuestron 441 dynymë tokë që u përkisnin palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
"Ushtria izraelite sekuestroi 441 dynymë tokë në fshatrat Shibtin, Deir Ammar dhe Deir Kaddis, në perëndim të Ramallahut", njoftoi "Muri i Turpit" pranë Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) dhe Këshillit për Luftimin me Vendbanimet Hebreje.
Në deklaratë thuhet se kjo lëvizje është bërë "për të konsoliduar kontrollin mbi të gjitha tokat palestineze".
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) vendbanimet kolone në territorin e pushtuar palestinez konsiderohen të paligjshme dhe kanë bërë thirrje për ndalimin e tij për dekada ndërsa paralajmërojnë se minon shanset për zgjidhjen e konfliktit në përputhje me parimin e zgjidhjes me dy shtete.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se ushtria izraelite mbrëmë ka bastistur qytezat Yaban, Arraba, Fekkua dhe Jalbun në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite rrethoi qytetin Ramin, në lindje të Tulkarmit, mbylli të gjitha hyrjet dhe e ktheu këtë zonë në një kazermë ushtarake. Ushtarët izraelitë bastisën dhe dëbuan pronarët e shtëpive, i morën në pyetje dhe konfiskuan kamerat në shtëpitë dhe vendet e tyre të punës.
WAFA njoftoi se një palestinez u arrestua në fshatin Al Minye në juglindje të Betlehemit, ndërsa 3 palestinezë të tjerë u arrestuan në postbllokun ushtarak në qytetin e Jerichos.
451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.