Izraeli shënjestron sërish gazetarët, 190 të vrarë deri më tani

Izraeli shënjestron sërish gazetarët, 190 të vrarë deri më tani

Alaa Fawzi Barhoum është gazetari që ka mbetur viktimë e sulmeve izralite.
Izraeli shënjestron sërish gazetarët, 190 të vrarë deri më tani                Foto: AA

Një gazetar tjetër është vrarë në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës.

Zyra për media e qeverisë në Gaza ka dhënë detaje lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza ka humbur jetën Alaa Fawzi Barhoum, i cili ka punuar në shumë institucione mediatike.

Ndërkohë, vihet në dukje se është rritur në 190 numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi gjenocidin kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, dënohet shënjestrimi i gazetarëve në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite dhe se për vrasjen është përgjegjëse qeveria izraelite.

Më tej, në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare të lidhura me mediat që të "zbatojnë sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndalur vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe të kalohet në veprim për gjykim në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ka kryer".

Qeveria në Gaza deklaron se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur zërin e Palestinës dhe për të penguar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".

AA