Izraeli shënjestron sërish gazetarët në Gaza, vritet një gazetar tjetër

Izraeli shënjestron sërish gazetarët në Gaza, vritet një gazetar tjetër

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka shkuar në 174.
Izraeli shënjestron sërish gazetarët në Gaza, vritet një gazetar tjetër / Photo: AA

Një tjetër gazetar palestinez u vra në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Zyra për Media e Qeverisë në Gaza në një deklaratë me shkrim raporton për gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës.

Gazetari Vefa Ali al-Adeini, i cili punonte për disa media në gjuhën angleze, humbi jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në Gaza.

Raportohet se numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 174.

Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës u dënua nga Zyra e medias së Gazas dhe u theksua se qeveria izraelite ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarëve.

Në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të lidhura me mediat që të "imponojnë sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe të ndërmarrin veprime për ta gjykuar atë në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ka kryer".

Qeveria në Gaza thotë se Izraeli vrau qëllimisht gazetarë në Rripin e Gazës "për të heshtur zërat e palestinezëve, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar".


AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj