Izraeli shkatërroi dyqanet palestineze në Jerusalemin Lindor të pushtuar / Photo: AA

Ushtria izraelite ka shkatërruar dy objekte tregtare dhe ka gërmuar tokat që i përkasin palestinezëve në Beit Hanina në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Ushtria izraelite bastisi qytetin e Beit Hanina, gjatë të cilës shkatërroi një dyqan tregtar, një dyqan për ekspozimin e makinave dhe gërmoi tokën, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.

Agjencia nuk përmendi arsyen e marrjes së kësaj mase nga ushtria izraelite, por zakonisht "ndërtimi pa leje" përdoret si një justifikim për prishjen e shtëpive të palestinezëve në territoret e pushtuara palestineze.

Sipas Komisionit të Rezistencës për Muret dhe Vendbanimet e Autoritetit Palestinez, autoritetet izraelite shkatërruan 318 objekte tregtare në Bregun Perëndimor të pushtuar që u përkisnin palestinezëve gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe lëshuan njoftime për prishjen e 359 të tjerëve, përfshirë 85 në Jerusalemin e pushtuar.

TRT Balkan / agjencitë