Ushtria izraelite ka pretenduar se kreu sulme ajrore duke vënë në shënjestër një "infrastrukturë ushtarake të përdorur nga grupi libanez Hezbollah për transferimin e armëve" pranë pikave kufitare midis Sirisë dhe Libanit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se forcat izraelite "goditën infrastrukturën ushtarake në Siri pranë pikave kufitare midis Sirisë dhe Libanit, të cilat u përdorën në mënyrë aktive nga Hezbollahu për të transportuar armë".
Izraeli kreu sulmin pavarësisht armëpushimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Libanit, që filloi të mërkurën dhe u dha fund luftimeve mbi 14-muajshe midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli duhet t'i tërheqë në faza forcat e tij në jug të Linjës së Kaltër, përkatësisht kufirit de facto, ndërsa ushtria libaneze ka për detyrë t'i zhvendosë forcat e saj në Libanin jugor brenda 60 ditëve.
Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, që nga tetori i vitit të kaluar konflikti ka marrë një numër të madh jetë njerëzish në Liban, me më shumë se 3.960 të vrarë, mbi 16.500 të plagosur dhe më shumë se 1 milion të zhvendosur.