Izraeli sulmon me bomba me fosfor të bardhë jugun e Libanit / Photo: AA

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një qytet në Libanin jugor me bomba me fosfor të bardhë.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit raportoi se sulmi shënjestroi vendbanimin Mtolleh në qytetin kufitar Khiyam.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Sipas së drejtës humanitare, përdorimi i fosforit të bardhë pa dallim në zonat e populluara është e paligjshme.

Tri shtëpi u shkatërruan në sulmet ajrore izraelite në fermat e pushtuara Shebaa në Libanin jugor.

Granatimet e artilerisë izraelite u raportuan gjithashtu në Wazzani Wadi Hamoul dhe Dhayra në Libanin jugor.

Tensionet përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin janë rritur në mes të sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite, derisa Tel Avivi po vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë të paktën 37.700 njerëz që nga tetori i vitit të kaluar.


AA