Izraeli të mërkurën tërhoqi ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia pas vendimit të tyre për të njohur shtetin e Palestinës.
“Kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në dritën e vendimeve të këtyre vendeve për të njohur një shtet palestinez”, tha në një deklaratë Ministri i Jashtëm Israel Katz.
“Unë po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë: Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, tha Katz.
Ai tha se Izraeli nuk do të heshtë dhe do të ketë pasoja të tjera të rënda, duke shtuar: "Marrëzia irlandeze-norvegjeze nuk na pengon; ne jemi të vendosur të arrijmë qëllimet tona: rivendosjen e sigurisë për qytetarët tanë, çmontimin e Hamasit dhe sjelljen e pengjeve në shtëpi. Nuk ka shkaqe më të drejta se këto."
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja kanë vendosur të njohin pavarësinë e Palestinës.