Ushtria izraelite ka urdhëruar për evakuime të reja për banorët e disa zonave në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.
Më herët këto zona ishin klasifikuar si “zona të sigurta humanitare” nga ushtria izraelite.
Në një deklaratë, ushtria izraelite urdhëroi banorët e lagjeve në veri të Khan Younisit në jug të Gazës dhe të lagjeve në lindje të Deir al-Balahut në pjesën qendrore të Rripit të Gazës që t’i evakuojnë zonat.
Sipas pretendimeve, grupi palestinez i rezistencës Hamas “operon” nga këto zona dhe se ato do të jenë “zona të rrezikshme luftarake”.
AA