Izraeli vrau të paktën 11 palestinezë në Beit Lahiya të Gazës / Photo: AA

Izraeli ka vrarë të paktën 11 persona në një sulm mbi një ndërtesë banimi në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Tel Avivi, i cili akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka vrarë rreth mbi 40.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur rreth 93.000 të tjerë, që nga tetori i vitit të kaluar.

Mijëra janë vrarë nën rrënojat e shtëpive të bombarduara, ndërsa rreth 10.000 palestinezë janë rrëmbyer nga trupat izraelite.

Por këto janë vetëm vlerësime konservatore, thonë ekspertët.

Rreth 45 mjekë, kirurgë dhe infermierë amerikanë, të cilët vullnetarisht kanë dalë nga Gaza, thonë se numri i mundshëm i vdekjeve nga lufta gjenocidale e Izraelit është "tashmë më i madh se 92.000".

Sipas një studimi të botuar në revistën Lancet, efektet akumuluese të luftës së Izraelit në Gaza mund të nënkuptojnë se numri i vërtetë i vdekjeve mund të arrijë në më shumë se 186.000 njerëz.

TRT Balkan / agjencitë