Izraeli vret 25 palestinezë në Gaza, përfshirë 10 të mitur / Photo: AA

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 17 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 10 fëmijë, dhe ka plagosur dhjetëra pasi shënjestroi dy shtëpi në qytetin e Gazës dhe Rafah.

Në kampin Al-Nuseirat, ushtria izraelite vrau tetë palestinezë.

Burimet lokale raportuan se 16 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, u vranë dhe disa qytetarë u plagosën për shkak të një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Al-Daraj në qytetin qendror të Gazës.

Për më tepër, burimet raportuan se një palestinez u vra pasi forcat izraelite sulmuan një shtëpi në Rafah, në jug të Gazës, që i përkiste familjes Al-Sha'er.

Të enjten herët në mëngjes, forcat izraelite sulmuan një shtëpi në kampin Al-Nuseirat në Gaza qendrore, duke vrarë tetë palestinezë.

Dëshmitarët thanë se bombardimi rezultoi në shkatërrimin e një shtëpie që i përkiste familjes al-Shami dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtëpitë e banorëve në zonën ngjitur, e cila strehon njerëzit e zhvendosur.

Ata thanë se ekipet mjekësore dhe personeli i mbrojtjes civile janë ende në kërkim të të vrarëve dhe të plagosurve në vendngjarje.

TRT Balkan / agjencitë