Forcat izraelite vranë katër palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale dhe dëshmitarë okularë, forcat izraelite kryen bastisje në qytete, qyteza dhe kampe të ndryshme refugjatësh në Bregun Perëndimor gjatë natës.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli bastisi qytezën Azun në Qalqilya, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Forcat izraelite vranë katër palestinezë gjatë këtyre bastisjeve.
Burimet lokale thanë se grupet palestineze që reaguan ndaj bastisjes hodhën bomba të improvizuara ndaj forcave izraelite, kurse forcat izraelite rrethuan palestinezët në një ndërtesë.
Burimet thanë gjithashtu se mes të bllokuarve në godinë kishte edhe të plagosur dhe të ndaluar.
Në rrjetet sociale u panë imazhe të ushtrisë izraelite duke tërhequr zvarrë një palestinez të plagosur në tokë në Qalqilya.
Raportohet se ushtarët izraelitë bastisën qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin me eskavatorë dhe shkatërruan infrastrukturën në qytet.
Përleshjet shpërthyen midis forcave izraelite, të cilat bastisën shumë shtëpi.
Një palestinez i cili u plagos në kampin e refugjatëve gjatë incidenteve u transferua në spitalin Ibni Sina në qytet.