Izraeli shënjestroi Hezbollahun duke fshehur materiale shpërthyese në pejxherët e prodhuar në Tajvan, të importuara në Liban, sipas një raporti që citonte zyrtarë amerikanë dhe të tjerë.
New York Times, duke cituar zyrtarë të cilët folën në kushte anonimiteti, raportoi se pejxherët e porositura nga grupi libanez nga Gold Apollo në Tajvan ishin manipuluar përpara se të arrinin në Liban.
Shumica ishin modeli AP924 i kompanisë, megjithëse dërgesa përfshinte gjithashtu tre modele të tjera Gold Apollo, shtuan ata.
Sasi të vogla të materialit shpërthyes vendosen pranë baterisë në çdo pager, me një çelës të integruar që aktivizohet nga distanca, thanë zyrtarët për Times.
Në orën 15:30 me orën lokale në Liban, pejxherët morën një mesazh që dukej se ishte nga udhëheqja e Hezbollahut, por në vend të kësaj pati një shpërthim.
CNN-i gjithashtu raportoi se Izraeli ishte përgjegjës për sulmin.
Të paktën nëntë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një shpërthim masiv të pejxherëve në zona të ndryshme të Libanit të martën, konfirmoi ministri libanez i Shëndetësisë Firas al-Abyad të martën në mbrëmje.
Ai shtoi se rreth 2.800 njerëz u plagosën, duke përfshirë 200 të cilët ishin në gjendje kritike.
Hezbollahu konfirmoi se të paktën dy nga anëtarët e tij u vranë dhe shumë u plagosën në shpërthimin masiv dhe fajësoi Izraelin për sulmin, duke premtuar "vetëm hakmarrje nga lagjet e papritura".
Ministria e Shëndetësisë e Libanit u bëri thirrje më parë të gjithë qytetarëve që zotërojnë pajisje komunikimi me pager që t'i hedhin ato menjëherë.