Izraelitët bombardojnë spitalin Indonezian në Gaza, vriten 8 palestinezë.     /Foto: AA

Të paktën 8 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj spitalit Indonezian në Gaza.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, 8 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në spitalin Indonezian i cili u godit me raketa nga ushtria izraelite.

Kati i dytë i spitalit ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e bombardimit. Në sulm u plagosën edhe 2 mjekë.

Në spitalin ku sulmi ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike trajtohen 650 pacientë, prej të cilëve 140 janë të shtruar ndërsa ndodhen edhe rreth 150 të plagosur.

Theksohet se forcat izraelite që kanë bllokuar spitalin kanë vendosur snajperë nëpër çatitë e ndërtesave në zonën përreth të cilët i përgjigjen me plumba çdo lëvizjeje para derës së spitalit.

TRT Balkan / agjencitë