Forcat izraelite vranë një tjetër palestinez në qytetin Qalqilya në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. Ministria palestineze e Shëndetësisë në njoftimin e saj bëri të ditur se djaloshi i vrarë 20-vjeçar është Muhammed Sharif Hasan Selmi.
Zyrtarët e spitalit "Darvish Nezzal" në Qalqilya thanë se "një i ri palestinez që u godit nga plumbat e ushtrisë izraelite ka vdekur".
Bëhet e ditur se nga ngjarja, përveç këtij të riu, është ndaluar edhe një person tjetër dhe një tjetër është plagosur.
Po ashtu, njofohet se ushtarët izraelitë kanë penguar ndërhyrjen e ekipeve mjekësore që tentuan t'i jepnin ndihmë të riut, i cili më pas vdiq.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 kanë vrarë 28.340 palestinezë, duke përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra, ndërsa kanë plagosur 67.984 njerëz.
Duke nisur nga 7 tetori i vitit 2023, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor janë vrarë 394 palestinezë nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor.