Një numër izraelitësh, të shoqëruar nga policia, hynë edhe një herë në kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar (Kudsin Lindor).
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, hebrenjtë fanatikë hynë në Al-Aksa dhe mbajtën një ritual fetar në oborrin e vendit të adhurimit.
Gjithashtu shtohet se hebrenjtë nën mbrojtjen e policisë izraelite u përpoqën të provokojnë palestinezët që ndodheshin në Al-Aksa.
Pas Mekës dhe Medinës, Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa "Kodra e Tempullit" dhe disa besojnë se tempujt e parë dhe të dytë të lashtë çifutë dikur ishin vendosur atje.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.