Izraelitët vranë tre palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor / Foto: AA

Tre palestinezë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në bastisjet ushtarake izraelite të dielën në qytetet e Bregut Perëndimor të Tulkarm dhe Nablus, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë dhe agjencisë lokale të lajmeve Wafa.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se viktimat janë identifik Nabil Atta, 19 vjeç dhe Mohmmad Fayez, 36 vjeç, të cilët humbën jetën nga plumbat izraelitë në kampin e refugjatëve Tulkarm.

Televizioni shtetëror i Palestinës tha se forcat izraelite rrethuan një shtëpi brenda kampit dhe penguan ambulancat të arrinin në zonë.

Të dielën në mbrëmje, një tjetër i ri palestinez u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor verior, duke e çuar numrin e viktimave në tre dhe numrin total të palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori në 399.

Wafa raportoi se i riu u vra pranë pikës së kontrollit Beit Furik në lindje të qytetit të Nablus.

Agjencia e lajmeve citoi burime palestineze të sigurisë të kenë thënë se forcat okupuese izraelite qëlluan mbi Anas Jameel Dwaikat, pa përmendur moshën e tij. Ai u plagos rëndë dhe më vonë iu nënshtrua plagëve të marra, sipas agjencisë.

Gati 4.500 palestinezë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, bazuar në shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 29.000 dhe ka shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të nevojave elementare.

Një vendim i përkohshëm i gjykatës me bazë në Hagë në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

AA