Udhëtari japonez Motoki Sato, i cili e nisi aventurën e tij mijëra kilometra në këmbë nga Japonia me një karrocë dore dhe arriti në Istanbul, deklaroi se nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen dhe ndihmën që hasi në Türkiye.
Sato, i cili u nis nga Japonia për në Paris afërsisht 11 muaj më parë me një karrocë të ngarkuar me sendet e tij personale, hyri në Türkiye pasi udhëtoi nëpër Vietnam, Kamboxhia, Tajlandë, Indi, Pakistan dhe Iran.
Sato, i cili herë kampon me çadrën e tij në male ku temperaturat arrijnë në minus 30 gradë dhe herë qëndron si mysafir në shtëpitë e njerëzve që takon, erdhi në Istanbul me autobus nga Kayseri.
Ai synon të arrijë në Paris duke ecur rreth 2.500 kilometra të tjera.
Duke vazhduar aventurën e tij sfiduese nga Istanbul me karrocën e tij, udhëtari japonez Sato i për Anadolu tregoi përvojat e tij në Türkiye.
“Kam parë se njerëzit janë shumë më të sjellshëm dhe më të sinqertë nga sa e kisha imagjinuar"
Sato tha se ëndrra e tij ishte të arrinte në Paris me karrocë dhe se qëllimi i tij i ecjes është vetëm për argëtim.
Ai deklaroi se arriti në Türkiye pas një udhëtimi të vështirë dhjetëmujor dhe tha: "Turqit ishin shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Pasi hyra në Türkiye, ata vazhdimisht më ftonin të rrija në shtëpitë e tyre dhe të ha ushqim".
Udhëtari Sato u shpreh shumë i kënaqur me interesin që njerëzit kanë treguar. "Unë mbaj flamurin japonez. Turqit habiten shumë kur dëgjojnë që unë vij nga Japonia. Të gjithë njerëzit që takoj flasin për marrëdhëniet dhe historinë mes Türkiyes dhe Japonisë. Jam shumë i lumtur që ata dinë për marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Japonisë", thotë Sato.
"Kur hyra në Türkiye, ishte ndoshta periudha më e ftohtë. Po ecja nëpër male. Lartësia ishte rreth 2.500 metra dhe ishte vërtet ftohtë. Nganjëherë temperaturat ishin rreth minus 15 gradë dhe vaji im po ngrinte, gjithçka po ngrinte.", tha ai.
Duke shpjeguar se Türkiye ishte një nga rrugët më të rëndësishme dhe të paharrueshme në udhëtimin e tij, Sato tha:
"Kjo është hera ime e parë në Türkiye. Gjëja që dija më shumë për Türkiyen ishte doneri. Pasi erdha këtu, kuptova se njerëzit ishin shumë më të sjellshëm dhe më të sinqertë nga sa e kisha imagjinuar. Më bëri shumë përshtypje mikpritja e tyre. Të gjithë e dinë shumë më tepër për Türkiyen dhe Japoninë se sa unë. Vërtet u habita. Japonia dhe Türkiye kanë marrëdhënie shumë të mira, ne duhet ta mbajmë këtë miqësi përgjithmonë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk do ta harroj këtë vend", deklaroi Sato.