Jordani, 10 të vdekur nga rrjedhja e gazit toksik

Jordani, 10 të vdekur nga rrjedhja e gazit toksik

Lëndime në portin Akaba kanë pësuar mbi 250 persona
Tragjedi në portin Akaba në Jordani     Foto: AA

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën të hënën pas rrjedhjes së gazit toksik nga një rezervuar depozitimi në portin Akaba të Jordanisë, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Drejtoria e sigurisë publike e Jordanisë tha se 251 persona u prekën nga rrjedhja e gazit toksik.
"Specialistët dhe ekipet e materialeve të rrezikshme në Autoritetin e Mbrojtjes Civile po merren aktualisht me rrjedhjen e gazit", tha në një deklaratë kolonel Amer al-Sartawi, një zëdhënës i drejtorisë.
Ai tha se një rezervuar i mbushur me substancë toksike të gaztë ra gjatë transportit, duke shkaktuar rrjedhje gazi në vend.
"Zona u izolua menjëherë dhe specialistët filluan të merren me ngjarjen”, shtoi ai.
Pas incidentit vdekjeprurës, Türkiye (Turqia) shprehu ngushëllime për "qeverinë dhe popullin miqësor dhe vëllazëror të Jordanisë", si dhe për të afërmit e atyre që humbën jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

AA