Joseph Aoun, kreu i ushtrisë libaneze, zgjidhet president i ri. / Foto: AA Archive

Parlamenti libanez zgjodhi për president kreun e ushtrisë, Joseph Aoun, duke i dhënë fund vakuimit politik dyvjeçar në vend.

Aoun fitoi 99 vota gjatë raundit të dytë të votimit në Parlamentin prej 128 vendesh, sipas korrespondentit të Anadolut.

Në raundin e parë të votimit nuk u arrit të zgjidhej president, pasi Aoun siguroi vetëm 71 vota.

Një kandidati i duhen dy të tretat e votave ose 86 ligjvënës, për të kaluar në fazën e parë. Në raundet pasuese nevojitet një shumicë absolute.

Sesioni i sotëm parlamentar u ndoq nga disa diplomatë të huaj, përfshirë të dërguarin e posaçëm francez Jean-Yves Le Druan dhe ambasadorët e komitetit Quint (Egjipti, Franca, ShBA-ja, Katari dhe Arabia Saudite) që po ndjekin procesin e zgjedhjes së presidentit në Liban.

Posti presidencial ka mbetur bosh për më shumë se dy vjet që nga largimi i Michel Aoun-it në vitin 2022, periudhë gjatë së cilës peizazhi politik dhe i sigurisë i Libanit është ndikuar ndjeshëm nga përshkallëzimi i konflikteve me Izraelin.

Sipas Kushtetutës së Libanit, presidenti duhet të jetë një i krishterë maronit, kryeministri një musliman sunit dhe kryetari i Parlamentit një mysliman shiit.

TRT Balkan / agjencitë