Katar: Nuk ka përparim në negociatat për një armëpushim në Gaza.   /Foto: AA

Katari njoftoi të martën se nuk ka pasur përparim në negociatat për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës.

"Negociatat nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret deri më tani", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Majed al-Ansari në një konferencë për shtyp në Doha.

“Megjithatë, ne jemi optimistë se do të kemi diçka sot ose nesër”, shtoi ai.

Ai vuri në dukje se Katari po përpiqet të arrijë një armëpushim në Gaza gjatë muajit të Ramazanit, i cili do të fillojë javën e ardhshme.

"Situata në terren, megjithatë, është krejtësisht e ndryshme sepse ka shumë pengesa", shtoi Al-Ansari, pa dhënë detaje.

Al-Ansari tha se fluksi i ndihmave humanitare në Gaza po zvogëlohet, duke bërë thirrje për përpjekje më të forta nga komuniteti ndërkombëtar për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.

TRT Balkan / agjencitë