Katër palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në Rafah / Photo: AA

Katër palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin jugor të Rafahut, ku janë strehuar rreth 1,5 milion njerëz që ikin nga sulmet në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve nga burime spitalore, trupat e katër personave që vdiqën në një sulm ajror në shtëpinë e familjes Iyd në pjesën perëndimore të qytetit Rafah, u sollën në një spital privat të Kuvajtit.

Në të njëjtin spital janë sjellë edhe 16 persona të lënduar, mes të cilëve edhe ata që janë në gjendje kritike. Bëhet me dije se ekipet mjekësore po vazhdojnë me kërkim-shpëtim në rrënojat e shtëpisë së goditur.

TRT Balkan / agjencitë