Parlamenti suedez ka miratuar amendamentin kushtetues me të cilin ashpërsohen ligjet kundër terrorizmit dhe që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.
Në votimin e zhvilluar në parlament, 270 deputetë votuan “pro”, ndërsa 37 ishin “kundër”. 42 pjesëtarë nuk morën pjesë në miratimin e amendamentit, i cili u kundërshtua nga Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër.
Në amendamentin kushtetues thuhet se liria e organizimit dhe leja për protestë për grupet e përfshira në terrorizëm kufizohen, ndërsa hapet po ashtu rruga për miratimin e ligjeve të reja.
Amendamenti parasheh që personat që publikojnë informacione që dëmtojnë marrëdhëniet e Suedisë me një shtet apo organizatë tjetër ndërkombëtare mund të hetohen nga Agjencia Suedeze e Inteligjencës dhe të dënohen me 4 vjet burg.
Duke u prononcuar për mediat suedeze, ekspertët komentuan se amendamenti i ri kushtetues hap rrugën për procedura më të lehta penale kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK/YPG.
Amendamenti kushtetues do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.
16 Nën 2022
Kërkesa e Türkiyes kundër terroristëve, Suedia ndryshon Kushtetutën
Türkiye kishte kërkuar nga Suedia dhe Finlanda të mos strehojë terroristët e lidhur me PKK-në kurde në vendet e tyre.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.