Në sulmin e ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, humbën jetën 28 palestinezë, mes të cilëve 10 fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se ushtria izraelite shënjestroi shtëpinë që i përket familjes "Al-Fera" në Khan Younis dhe se shumë njerëz u vranë dhe u plagosën nga sulmi.
Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë dhe njësitë e artilerisë shënjestruan lagjet Al-Manara, Maan, Al-Sheikh Nasser, Giyzan al-Najjar në jug të qytetit dhe për këtë arsye, qindra familje palestineze u zhvendosën në perëndim të Khan Younis.
Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite kreu sulme tokësore në rajonet lindore të qytetit gjatë natës dhe thanë se gjoithashtu u kryen sulme ajrore në të njëjtën kohë. Dëshmitarët nënvizuan se ushtria izraelite shkaktoi dëme serioze në shtëpitë dhe pronat e palestinezëve në zonën ku hynë nga toka.
Burime shëndetësore nga Khan Younis për Anadolu deklaruan se trupat e 28 palestinezëve, përfshirë 10 fëmijë dhe 40 të plagosurve u dërguan në spitalet "Nasser" dhe "Gaza-Evropë" për shkak të sulmeve intensive të ushtrisë izraelite në lagjet në pjesët lindore dhe jugore të qytetit.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.847 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 100.544 të tjerë u plagosën.