Dhjetëra persona janë plagosur nga shpërthimi i një koktej molotovi në një shkollë të mesme në Kili të Amerikës së Jugut.
Sipas mediave kiliane, ka shpërthyer një koktej molotovi i përgatitur nga nxënësit e shkollës së konviktit Barros Arana në kryeqytetin Santiago.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 35 persona, mes tyre mësues dhe studentë.
Të plagosurit janë dërguar në spitale.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Carolina Toha tha se incidenti ishte një tragjedi. "Më shumë se 30 të rinj u prekën nga incidenti, disa seriozisht. Efekti i armëve të tilla në rininë tonë është shumë shkatërruese", tha ajo.
Mësohet se në lidhje me shpërthimin ka nisur një hetim gjithëpërfshirës. Sipas dëshmitarëve okularë, studentët përgatitën kokteje molotovi për një ngjarje.