Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, i konsideroi "barbarizëm" sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza.
Në llogarinë e tij në median sociale, Boric ka ndarë fotografinë e foshnjës Sabrin e cila ndodhet brenda një inkubatori dhe e cila ka humbur nënën, babain dhe motrën 4-vjeçare në sulmin izraelit.
"Të mos heqim dorë nga të qenët të habitur dhe të zemëruar nga barbarizmi që qeveria izraelite ka zbatuar në Gaza. Ka vrarë mbi 34 mijë persona dhe kanë arritur të nxjerrë një foshnjë vajzë nga barku i një nëne që humbi jetën në fundjavë. Tashmë të ketë armëpushim", deklaroi presidenti i Kilit.
Në një deklaratë të bërë më pas për gazetarët në rezidencën presidenciale La Moneda, Boric vuri në dukje se ambasadori i tyre në Tel Aviv që tërhoqën nga Izraeli do të vazhdojë të qëndrojë në vend për sa kohë që në Gaza vazhdon masakra.
Lidhur me sulmet e 7 tetorit, Boric bëri vlerësimin se "Ajo që bëri Hamasi më 7 tetor padyshim ishte barbarizëm, por populli i Palestinës nuk mund të mbahet përgjegjës dhe të paguajë çmimin për këtë".
Në sulmin që Izraeli kreu më 20 prill ndaj Rafah, u bombardua shtëpia e foshnjës Sabrin dhe u shkatërrua një familje.
Për shkak të sulmeve të Izraelit që vazhdojnë në Gaza, presidenti i Kilit, më 1 nëntor 2023 tërhoqi për konsultime ambasadorët e tij në Tel Aviv.