Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi që ndodhi pranë një stacioni të autobusëve në Kudsin Perëndimor.
Në një komunikatë me shkrim nga policia izraelite thuhet se shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni të autobusëve në dalje të Kudsit Perëndimor.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar “shumë të lënduar të shkallëve të ndryshme”.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave të policisë ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me shpërthimin.
Në një deklaratë nga shërbimi i urgjencës izraelite "Ylli i Kuq i Davidit" thuhet se si pasojë e shpërthimit janë plagosur të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Organizata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) njoftoi se incidenti "vlerësohet të ketë ndodhur si rezultat i shpërthimit të një bombe të fshehur në çantë".
23 Nën 2022
Të paktën 7 të plagosur nga një shpërthim me bombë në Kudsin Perëndimor
Në një komunikatë me shkrim nga policia izraelite thuhet se shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni të autobusëve në dalje të Kudsit Perëndimor.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
ShBA-ja "e shqetësuar" për "vdekjen tragjike" të aktivistes amerikane
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga vdekja tragjike e një shtetase amerikane, Ayşenur Ezgi, sot në Bregun Perëndimor dhe zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e saj”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore