Kina do ta ndërtojë digën më të madhe të hidroenergjisë në botë në rajonin e Tibetit, raporton media shtetërore.
Qeveria e Pekinit miratoi të mërkurën ndërtimin e digës mbi lumin Yarlung Tsangpo, lumi më i gjatë në rajon, i njohur lokalisht si rajoni autonom Xizang.
Diga pritet të gjenerojë rreth 300 miliardë kWh energji çdo vit, duke e tejkaluar digën e Tri Grykave.
"Ky projekt ka rëndësi të madhe për avancimin e strategjisë së vendit për arritjen e kulmit të karbonit dhe neutralitetit të karbonit dhe për t'u përballur me ndryshimet klimatike globale," raportoi agjencia e lajmeve Xinhua me seli në Pekin.
Kur të përfundojë, projekti pritet të gjenerojë 300 miliardë kilovat-orë (kWh) energji çdo vit, tri herë më shumë se diga më e madhe në botë, Diga e Tri Grykave, e cila ka kapacitet prej 88.2 miliardë kWh.
Pekini pritet të shpenzojë mbi 1 trilion juanë (137 miliardë dollarë) për digën e re, duke e bërë atë projektin më të madh të infrastrukturës në botë deri tani.
Lumi Yarlung Tsangpo, i cili buron në Tibet, rrjedh drejt lindjes në Indi dhe Bangladesh, ku njihet si Brahmaputra.