Kina regjistron ulje të numrit të popullsisë.     /Foto: AA

Në raportin "World Population Prospects 2022" të publikuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, parashikohej se nga fillimi i vitit 2023 popullsia e Kinës do të hyjë në një "proces absolut rënieje", ndërsa popullsia e Indisë do të vazhdojë të rritet, duke lënë pas Kinën si vendin më të populluar në botë.

Popullsia e Kinës u ul me 800 mijë banorë në vitin 2022, ku regjistrohet ulje për herë të parë që nga viti 1961.

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave (UIB), popullsia e Kinës ishte 1 miliard e 412 milionë e 600 mijë në vitin 2021, ndërsa u regjistrua në 1 miliard e 411 milionë e 800 mijë në vitin 2022.

Popullsia e vendit ra për herë të parë që nga vitet e thatësirës dhe urisë në fillim të viteve 1960, kur administrata komuniste u përpoq të kolektivizonte bujqësinë. Vdekja e 30 milionë njerëzve në atë kohë çoi në rënien e popullsisë së vendit në vitin 1960 dhe 1961.

Nataliteti në nivelin më të ulët që nga viti 1949

Shkalla e lindjeve ra në 6,77 për mijë në vitin 2022, niveli më i ulët që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave kombëtare në vitin 1949. Ndërsa në vitin 2022 në vend kanë lindur 9,56 milionë foshnja, numri i lindjeve është ulur me 9,8 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shkalla e vdekjes ishte 7,37 për mijë, shkalla e rritjes së popullsisë ra në minus 0,6 për qind.

Ekspertët vlerësojnë se ngadalësimi i rritjes ekonomike në vitet e fundit, rritja e kostove të edukimit dhe jetesës së fëmijëve dhe masat e rrepta të kontrollit të zbatuara në 3 vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënie të popullsisë.

Në Kinë, ku shkalla e rritjes së popullsisë ka rënë që nga viti 2016, qeveria braktisi politikën "një fëmijë" të zbatuar që nga vitet 1980, duke rritur fillimisht kufirin e lindjes së fëmijëve në 2 në vitin 2016, dhe në vitin 2021 duke miratuar ndryshimin e ligjit kishte lejuar që familjet të kenë 3 fëmijë.

Popullsia e Indisë parashikohet të kalojë Kinën këtë vit

Ndërsa popullsia e Kinës bie, India parashikohet të kalojë Kinën si "vendi më i populluar në botë".

Në raportin "World Population Prospects 2022" të publikuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, parashikohej se nga fillimi i vitit 2023 popullsia e Kinës do të hyjë në një "proces absolut rënieje", ndërsa popullsia e Indisë do të vazhdojë të rritet, duke lënë pas Kinën si vendin më të populluar në botë.

Në raport thuhej se popullsia e Kinës vlerësohet të ulet në 1 miliard e 317 milionë në vitin 2050 dhe në 766 milionë deri në fund të shekullit.

Parashikohet se ulja e normës së rritjes së popullsisë së bashku me plakjen e popullsisë do të sjellë në të ardhmen ulje të potencialit të fuqisë punëtore të Kinës, dhe do të ndihen efektet e saj në ekonomi.

TRT Balkan / agjencitë