Në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze sulmuan banorët dhe dogjën tokat bujqësore.
Aktivisti palestinez Bashar al-Karyuti në deklaratën për AA tha se izraelitët, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, dogjën tokat bujqësore palestineze në vendbanimin Libban al-Sharkiyya në veri të Bregut Perëndimor.
Ai tha se një grup kolonësh të paligjshëm hebrenj sulmuan banorët e qytetit. Al-Karyuti theksoi se izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, shkatërruan tokat bujqësore. "Kolonët dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Nga zjarri u shkatërruan shumë pemë ulliri dhe produkte bujqësore", tha ai.
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë bastisën qytetet dhe qytezat ku jetojnë palestinezët në Bregun Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit. Shumë palestinezë u arrestuan gjatë incidenteve, ndërsa ushtarët izraelitë gjithashtu uzurpuan pronat palestineze.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 574 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.