Komisari i OKB-së, Türk: Dënoj ashpër djegien e kopjeve të Kuranit. / Photo: AA

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, dënoi ashpër mosrespektimin dhe aktet agresive të djegies së Kuranit të shenjtë.

Në kuadër të sesionit të 54-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Türk foli në një sesion dialogu interaktiv të titulluar "Shkaqet rrënjësore të urrejtjes fetare që nxit diskriminimin, armiqësinë ose dhunën dhe efektet e saj në të drejtat e njeriut".

Duke kujtuar se në seancën e korrikut të Këshillit për të Drejtat e Njeriut u mbajt një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me sulmin ndaj Kuranit, Türk theksoi se që atëherë kopjet e librit të shenjtë ende digjen publikisht në disa vende.

"Unë i kundërshtoj ashpër aktet mosrespektuese dhe agresive të djegies së Kuranit të shenjtë, veçanërisht ato që nxisin dhunë dhe përçarje," tha Komisari Türk.

TRT Balkan / agjencitë