Kompania ajrore e Azerbajxhanit pezullon fluturimet në 7 qytete të Rusisë /         Foto: AA

Kompania ajrore e Azerbajxhanit "Azerbaijan Airlines" (AZAL) pezulloi fluturimet në qytetet, Mineralnye Vody, Sochi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozny dhe Makhachkala të Rusisë.

Sipas deklaratës së bërë nga AZAL, thuhet se duke marrë parasysh rezultatet e hetimit paraprak dhe sigurinë e fluturimit në lidhje me aeroplanin që u rrëzua në Kazakistan, fluturimet për në Mineralnye Vody, Sochi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozny dhe Makhachkala nuk do të zhvillohen deri në plotësimin e hetimit përfundimtar.

Ndërsa duke marrë parasysh rregullat e sigurisë së fluturimit, do të vazhdojnë fluturimet për në Moskë, Shën Petersburg, Yekaterinburg, Astrakhan, Kazan dhe Novosibirsk.

Avioni i tipit Embraer 190 i AZAL, i cili po kryente fluturimin Baku-Grozny, u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit më 25 dhjetor.

Në aksident humbën jetën 38 persona dhe mbijetuan 29 të tjerë.

Zyrtarët azerbajxhanas që folën për Anadolu, konfirmuan pretendimin se avioni është sulmuar nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore "Pantsir-S".

AA