Kope delesh dhe barinj kanë vërshuar rrugët e Madridit. / Foto: Reuters

Të dielën, në rrugët e Madridit, në vend të zhurmës së zakonshme dhe sirenave të makinave, mund të dëgjohej blerja e deleve, zhurma e kambanave dhe zërat e barinjve që udhëhiqnin kopetë e tyre nëpër qendër të qytetit, duke ndjekur shtigjet e lashta që kafshët i përdornin me shekuj për t'u shpërngulur në kullotat jugore.

Ky zakon u ringjall në vitin 1994 si pjesë e festimit të Fiesta de la Trashumancia të Madridit, kur kafshët dhe barinjtë u lejuan të lëviznin përgjatë rrugëve tradicionale, të cilat njiheshin edhe nga Parlamenti spanjoll.

Kopetë po lëvizin nga drejtimi i Spanjës veriore drejt kullotave jugore që u shërbejnë për kullotje dimërore. Qindra vite më parë, kjo rrugë kalonte nëpër natyrë të paprekur, por ndërkohë në këto vende kanë lindur qytete, përfshirë edhe kryeqytetin e Spanjës.

Një vit më parë, shëtitja e deleve u anulua për shkak të pandemisë.

Pasi kaluan nëpër peizazhe të qeta të dielën, barinjtë, shumë të veshur me kostume tradicionale popullore, duhej të kalonin nëpër pjesët më të ngarkuara të qytetit, si një nga sheshet kryesore të Madridit, Puerta del Sol.

Vendasit dhe turistët qëndruan përgjatë rrugës, duke fotografuar dele dhe barinj të veshur me ngjyra. Fëmijët dhe të rriturit, të cilët janë mësuar me rrëmujën e rrugëve të qytetit, kënaqeshin duke u afruar me kafshët.

“Nuk e prisja vërtet këtë në qytet, në kryeqytet. Më kujton fshatin tim”, tha studentja Ana Sar nga afërsia e Majorkës, ndërsa turistja holandeze Sandra Van Arkelem tha se ky event ëshjtë i pabesueshëm dhe se po shijonte skenën.

Reuters