Në Helsinki të Finlandës mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK protestuan kundër Suedisë, Finlandës dhe Türkiye-s.
Mbështetësit e terrorizmit të mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme në Helsinki kërkuan që Finlanda dhe Suedia të mos pranojnë kërkesat e Türkiye-s dhe të mos anëtarësohen në NATO.
Mbështetësit e terrorizmit, të cilët gjithashtu kundërshtojnë mbajtjen e takimit të parë të Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm të krijuar në kuadër të Memorandumit Trepalësh të nënshkruar në Samitin e NATO-s në Madrid nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia, në demonstratë mbanin pankarta që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK dhe hapën posterin e liderit të organizatës terroriste, Abdullah Öcalan.
Nënsekretarja e Kryeministrisë e Finlandës, Jukka Salovaara, deklaroi se delegacioni turk ka ardhur në Finlandë për takimin që do të mbahet sot dhe se për arsye sigurie nuk do të jepet informacion për vendin dhe orën e takimit.
26 Gus 2022
Protestë në Helsiniki nga mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK
Mbështetësit e terrorizmit, kundërshtojnë mbajtjen e takimit të parë të Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm të krijuar në kuadër të Memorandumit Trepalësh të nënshkruar në Samitin e NATO-s në Madrid nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.