Presidenti i Türkiyes Erdoğan zhvillon vizitë në Spanjë /             Foto: AA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt Madridit, kryeqytetit të Spanjës, në kuadër të Samitit të 8-të Ndërqeveritar Türkiye-Spanjë.

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti Cevdet Yılmaz dhe guvernatori i Ankarasë, Valisi Vasip Şahin.

Në vizitën e tij në Madrid, Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimşek, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, zëvendëskryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, Celal Adan, kreu i Çështjeve Administrative Presidenciale, Metin Kıratlı, kreu i MIT-it, İbrahim Kalın, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe zv/kreu i Komunikimeve të Presidencës, Çağatay Özdemir.

AA