Kremlini: Me Türkiyen kemi agjendë të gjerë, përfshirë Detin e Zi      / Foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se Rusia dhe Türkiye kanë shumë çështje në agjendën e kontakteve dypalëshe, përfshirë ato që lidhen me Detin e Zi.

Gjatë komenteve në një konferencë shtypi në Moskë, mbi raportet e mediave që pretendonin se Rusia, Türkiye dhe Ukraina kishin negociuar një marrëveshje për lundrimin e sigurt në Detin e Zi, Peskov tha "Nuk kam asgjë për të thënë për këtë çështje. Në agjendën tonë me partnerët tanë turq, përfshirë Detin e Zi ka shumë çështje. Konsultojmë çështje të ndryshme" deklaroi Peskov.

Në një lajm të publikuar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters, bazuar në burime të pacaktuara, ishte pretenduar se Türkiye ka kryer negociata dy muaj me Rusinë dhe Ukrainën për marrëveshje për të garantuar sigurinë e anijeve në Detin e Zi, por sipas tyre pala ukrainase ka hequr dorë në momentin e fundit nga marrëveshja e përgatitur.

"Qasja e Kinës lidhur me Ukrainën është e balancuar dhe konstruktive"

Në konferencë u fol gjithashtu edhe për propozimin e Kinës për të zhvilluar një konferencë ndërkombëtare paqeje lidhur me zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

Sipas Peskovit, qasja e Pekinit në këtë çështje është e qartë, duke e vlerësuar si goxha “të balancuar dhe konstruktive”.

“E dimë që Pekini vazhdon të jetë goxha aktiv në aspektin diplomatik. Ne e mirëpresim qasjen e balancuar të Pekinit" u shpreh Peskov.

Më tej, duke tërhequr vëmendjen se shteti ukrainas ka hequr dorë nga negociatat me Rusinë, Peskov shtoi se nuk kanë parë ndonjë ndryshim për këtë çështje.

TRT Balkan / agjencitë