Shefi i Jashtëm i Hamasit Khalid Meshaal tha se me vrasjen e Saleh al-Arourit qëllimi i Izraelit ishte "të eksportojë krizën e tij jashtë vendit".
Meshaal postoi një mesazh ngushëllimi për nënkryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra më 2 janar në një sulm ajror izraelit në Bejrut të Libanit.
"Armiku (Izraeli) donte të eksportojë krizën e tij jashtë vendit dhe të zgjeronte rrethin e sulmeve duke vrarë (Al-Arourin) duke menduar se ky hap do të ngatërronte llogaritjet e rezistencës dhe rajonit dhe se vrasja e liderëve do të thyente vullnetin e rezistencës dhe do të dobësonte udhëheqjen e saj", tha Meshaal.
Ai thekson se vrasja në fjalë ndodhi nën hijen e dështimit dhe zhgënjimit të Izraelit pas agresionit barbar dhe gjenocidit të tij tremujor kundër popullit të Gazës.
"Kur armiku zgjeron agresionin e tij (duke iu referuar vrasjes së Al-Arourit në Bejrut), do të kuptojë se ka bërë marrëzi", tha Meshaal.
Al-Arouri dhe 6 persona me të u vranë kur Izraeli sulmoi zyrën e Hamasit me një mjet ajror pa pilot në rajonin "Dahiye" të Bejrutit, i cili quhet bastion i Hezbollahut.